Barcelona vijon rrugën drejt titullit kampion, por me fitoren 3 – 1 ndaj Leganes mbrëmjen e së shtunës arriti edhe një rekord, 38 ndeshje pa humbje në La Liga. Lionel Messi ishte ai që udhëhoqi katalansit drejt fitores që barazoi edhe rekordin e Real Sociedad të 38 viteve më parë.

Një objektiv i rëndësishëm që tregon supremacinë e Barcelonës. Messi shënoi të tre golat për skuadrës kryesuese në Spanjë, me të parin që tregoi klasin e tij në goditjet standarde. Sot në orën 16:15 do të luhet derbi i Madridit. Atletico është 12 pikë larg Barcelona, ndërsa Real 16 pikë.

Një diferencë kjo që e kthen më shumë në një ndeshje prestigji për të dy rivalët e përjetshëm madrilenë dhe një tjetër mundësi për Cristiano Ronaldo për tu afruar me Lionel Messi që ka shënuar 7 gola më shumë në këtë kampionat.

Tv Klan