Barcelona i ka sytë te Ademola Lookman. Numri 11 i Atalantës është një nga sulmuesit e ndjekur me më shumë interes nga klubi blaugrana. Spanjollja “Mundo Deportivo” raporton se katalanasit janë gati të investojnë për nigerianin. Kontrata e futbollistit përfundon më 30 Qershor 2026 dhe gjasat janë të mëdha që transferimi të realizohet.
Në gjysmën e dytë të këtij sezoni, Lookman u përfshi në një përplasje me Gasperinin. Trajneri i bergamaskëve e kishte akuzuar publikisht lojtarin, pasi humbi penalltinë kundër Bruge në Ligën e Kampionëve.
Kjo solli reagimin e Lookman-it në rrjetet sociale, që u shua më pas me përqafimin e të dyve, pas suksesit ndaj Juventusit. E prapë, te Barça e ndoqën përplasjen dhe e panë si mundësi për të përfituar.
Nigeriani mund të largohet nga klubi në fund të sezonit, duke realizuar “ëndrën e tij”, atë të kalimit te skuadra katalanase. Barcelona mund të paguajë për kartonin e tij shumën e 30 mln eurove.
Në 23 takime në Serie A, 27 vjeçari ka shënuar 13 gola e ka dhënë edhe 5 aisiste. Por në listën e përforimeve të Barcelonës janë edhe sulmuesi i Atletic Bilbaos, Nico Williams dhe ai i Milanit, Rafael Leao.
Klan News