Dhimbja e eliminimit nga Superkupa e Spanjës është shtuar akoma dhe më shumë te Barcelona. Katalanasit morën goditjen e dytë brenda pak ditësh, teksa këtë herë dështuan për të kaluar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Skuadra e drejtuar nga Çavi humbi 3-2 ndaj Atletik Bilbaos, duke konfirmuar krizën e rezultateve të këtij sezoni.

Përgjigjia më e mirë erdhi nga blerja e re, Ferran Torres autor i golit të barazimit momental 1-1, teksa skuadra e kualifikuar për në çerekfinale duhej të caktohej vetëm pas kohës shtesë, me kohën e rregullt që u mbyll me shifrat 2-2. Muniain shënoi golin që i dha goditjen finale shpresave të Barcelonës për të vijuar më tej në turneun e dytë për nga rëndësia në Spanjë.

Me shumë vështirësi kaloi Real Madrid, pasi përmbysi 2-1 Elçen. Edhe pse sfidë u vendos në kohën shtesë, pasi 90 minutëshi u mbyll në barazim 0-0. Golat e kualifikimit të Los Blancos mbajnë firmat e Isko dhe Hazard, të ardhur nga stoli.

Klan News