Klosi: Zgjerimi i hartës së destinacioneve, pozitive për sezonin turistik

Vendi ynë po kthehet në një destinacion turistik dhe një portë hyrëse për turistë nga çdo cep i botës. Me shtimin e linjave të fluturimit drejt Kolnit dhe Barcelonës, për Ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, Shqipëria po kthehet në një konkurrente e fortë e vendeve të rajonit.

“Linja direke lidhen sot drejt Koln dhe Barcelonës. Ngjarje që në Aeroportin e Rinasit kemi fluturime nga të gjitha anët e vendeve ku nuk kemi kontakt. Kemi drejtpërsëdrejti nga Europa, kemi charter-a që vijnë nga Lindja e Largët, nga bota arabike, kemi charter-a që po vijnë përditë e më shumë me turistë të organizuar duke shtuar thelbin e asaj çfarë po kërkojmë të bëjmë në konkurrencën e turizmit rajonal”, është shprehur Klosi.

Me zgjerimin e portave hyrëse drejt vendit tonë, ky sezon turistik do të ketë shifra shumë të larta vizitorësh sipas Klosit.

Fluturimi direkt nga Rinasi drejt Barcelonës do të jetë çdo të enjte dhe të shtunë, ndërsa drejt Kolnit çdo të enjte dhe të diel.

Klan News