‘El Clasico’ pa gola pas 17 vitesh

El Clasico e parë e sezonit në Spanjë që u luajt ‘Kamp Nou’ përfundoi në barazim, me rrjeta të paprekura. Barcelona dhe Real Madrid nuk mundën të kalonin vijën fatale të portave të rivalit edhe pse yjet përkatëse shkëlqyen në këtë përballje. Rastet nuk munguan nga të dy palët, madje shkuan me milimetra pranë golit, por pati performanca heroike në ruajtjen e portës.

Sergio Ramosit iu desh të bllokonte goditjen e Messit, nga ana tjetër Gerard Pique u përgjigj thuajse me të njëjtën performancë goditjes së Casemiro. Dy superpritje i takojnë portierit të Barcelonës Marc-Andre ter Stegen. Skuadra mike e Realit pa një gol të anuluar për shkak se Ferland Mendy ishte në pozicion jashtë loje.

Sa i përket finalizimit të aksioneve, asnjëra nga skuadrat nuk ishte në formën e duhur. Më i lumturi nga dy trajnerët do të jetë  Zinedine Zidane, i cili del nga Calatuna me një pikë të rëndësishme. Por edhe Valverde nuk do ta konsiderojë këtë ndeshje si dy pikë të humbura.

Kjo është hera e parë pas 17 vitesh që ‘El Clasico’ përfundon pa gola. Për këtë takim ishin marrë masa tejet të larta sigurie me 4000 forca policie që ishin impenjuar për mbarëvajtjen e takimin jashtë stadiumit.

Tv Klan