Sot do të zhvillohen 8 sfida mjaft interesante në fazën e grupeve të Champions League. Kampionët në fuqi, Chelsea zbresin në fushë përballë rivalit më modest në grup, Malmos. Blutë e Londrës kërkojnë të konfirmojnë forcën e tyre pas disfatës ndaj Juventusit dhe ndaj suedezëve nuk pritet të jetë një test shumë i vështirë. Po në këtë grup, Juventusi kryesues sfidon në Rusi, Zenitin e Shën-Petersburgut.

Me një fitore të mundshme, torinezët do ishin praktikisht në raundin tjetër. Me mjaft interes pritet reagimi i Barcelonës. Pas dy humbjeve radhazi, spanjollëve nuk i falen hapat fals dhe ndaj Dynamo Kiev do kërkojnë vetëm 3 pikëshin. Në rast se nuk do merrnin fitoren, katalanasit do e shikonin veten shumë larg objektivit kualifikim në 1/16-at e Champions.

Në sfidën tjetër të grupit, Bayern Munich mat forcat me Benfica. Gjermanët kryesojnë grupin me dy fitore, teksa portugezët besojnë tek një tjetër mrekulli si ajo ndaj Barcelonës.  Përballje me mjaft interes janë edhe ato mes Manchester United-Atalanta, Young Boys-Villareal, Lile-Sevilla dhe Salzburg-Volfsburg.

Klan News