Vetëm duke larguar francezin, katalanasit mund të regjistrojnë Mesin dhe Agueron

Barcelona është e detyruar që të sakrifikojë Antoin Griezhmanin për Lionel Mesin. Ylli argjentinas ka pranuar një ulje rroge me 50% dhe do të firmosë për 5 sezonet e ardhshme.

Lajmi ka ndikuar edhe te sponsorët, që nisën të hezitonin për vazhdimin e bashkëpunimit, nisur nga problemet financiare që klubi po kalon.

Që të mund të paguajë rrogën e re të Mesit, Barça duhet që të ulë shpenzimet në pagesat e lojtarëve, kjo është arsyeja që ata janë të detyruar që ta largojnë sulmuesin francez.

Griezman paguhet 12 milionë Euro në një sezon, por duke shtuar bonuset, paga e tij shkon në 20 milionë Euro. Drejtuesit katalanas duan që ta shkëmbejnë atë me mesfushorin e Atletiko Madridit, Saul, me këtë të fundit që do të paguhet gati më pak se sa gjysma e rrogës së francezit.

Pasi kjo lëvizje në merkato të kryhet, Barça do të lejohet nga federata spanjolle që të regjistrojë Mesin, Serxhio Agueron, e po ashtu edhe lojtarë të tjerë si Eric Garcia, Emerson and Memphis Depay.

Griezman ka shënuar 35 gola në 99 takime dhe ka qenë vendimtar në fitimin e trofeut të vetëm të ekipit sezonin e shkuar, Kupën e Mbretit.  Rikthimi i tij mund të fuqizojë edhe më shumë Atletikon, por Barça e shikon si të domosdoshëm.

Klan News