Nico Williams prej kohësh është një objektiv i Barcelonës. Katalanasit tentuan ta afronin verën e kaluar, për të formuar dyshen me Yamal, por nuk arritën një akord.

Megjithatë e ardhmja e 22-vjeçarit mund të jetë te rivalët e Barcelonës, Real Madrid. Klubi “Los Blancos” po planifikon ofensivën për Williams.

Sipas asaj që raportohet nga “Marca”, Real Madrid po mendon të paguajë klauzolën e lojtarit, për ta afruar në verë.

Rodrygo me shumë mundësi do të largohet drejt Premier League dhe Reali dëshiron ta zëvendësojë me Williams.

Ky i fundit ka një klauzolë largimi prej 58 milionë Eurosh nga Atheltic Blibao dhe madrilenët janë gati ta paguajnë.

Këtë sezon Williams numëron 11 gola dhe 7 asiste në 44 ndeshje të luajtura me Bilbao-n. /tvklan.al