Sukses i thellë në La Liga për Atletico Madrid

Nisje bindëse e kampionatit për Barcelona e Atletico Madrid, që arritën fitore të thella.

Të dy ekipet zbritën në fushë me 1 javë vonesë, pasi e mbyllën më vonë sezonin e kaluar për shkak të garave europiane. Barcelona mundi 4 – 0 Villarreal në trasnfertë.

Ylli i ri i katalanasve Ansu Fati realizoi 2 herë. Kapiteni Lionel Messi u tregua i saktë në goditjen e 11-metërshit, ndërsa Pau Torres shkaktoi një autogol. Atletico Madrid mposhti 6 – 1 Granada.

Nga një gol për Diego Costa, Correa, Joao Felix, Llorente, ndërsa i sapoardhuri Suarez realizoi 2 herë edhe pse u aktivizua në pjesën e dytë.

Atletico nuk shënonte kaq shumë në kampionat prej 4 vitesh, madje edhe në atë rast mundi po Granada, por 7 – 1.

Tv Klan