Sezonin e kaluar arkëtoi 840 milionë euro

Edhe pse ka pasur oshilacione në fushën e lojës, kjo nuk reflektohet në përfitimet ekonomike të Barcelonës. Skuadra katalanase është ngjitur në krye të renditjes për të ardhurat mes klubeve të futbollit për herë të parë.

Sipas kompanisë audituese Deloitte, shuma e arkëtuar gjatë sezonit 2018-2019 është më shumë se 840 milionë euro. Një rritje e konsiderueshme nga përllogaritjet e një sezoni më parë, pasi janë shtuar me 150 milionë. Në këtë klasifikim special, Barcelona ndiqet nga Real Madrid dhe Manchester United, që e kanë kaluar kufirin e 700 milionë eurove.

Diferenca mes Barcelona dhe Real është thuajse 100 milionë. Mes 10 klubeve me arkëtime më të mëdha për sezonin që lamë pas janë edhe gjermanët e Bayern Munchen, që renditen të katërtit dhe që pasohen nga francezët e PSG.

Më pas lë listë janë 4 klube nga Premier League, Manchester City, Liverpool, Tottenham dhe Chelsea. 10-tëshja mbyllet me italianët e Juventus, që kanë arkëtuar rreth 459 milionë euro.

Sipas kompanisë Deloitte, paratë vijnë nga të ardhurat nga dita e ndeshjes, e drejta televizive dhe ajo tregtare.  

Tv Klan