Real Madrid është 1 pikë larg, por duhet të luajë me Alaves

Barcelona është sërish 1 pikë poshtë Real Madrid. Fitorja 1 – 0 në derbin me Espanyol e afroi me rivalin për titullin.

Madrilenët kanë 1 ndeshje më shumë, pasi duhet të zbresin në fushë ndaj Deportivo Alaves të premten. Goli i Luiz Suarez vendosi fatin e sfidës dhe mban ende garën e hapur pasi janë edhe 3 javë deri në fund të kampionatit spanjoll.

Nga ana tjetër, disfata e zbriti Espanyol një kategori më poshtë pas 27 vitesh. Skuadra tjetër katalanase e ka të pamundur të shpëtojë edhe sikur të fitojë sfidat e mbetura.

Ky ekip numëron 85 sezone në La Liga, që e bën ndër më të rëndësishmit në Spanjë. Espanyol edhe pse nuk ka fituar ndonjëherë La Liga, numëron 4 Kupa Mbreti në Spanjë.

Tv Klan