Barcelona fiton me Arsenal

Barcelona fiton me Arsenal

13:05 05/08/2019

Suksese në miqësore edhe për Inter e Napoli

Barcelona fitoi trofeun Gamper të cilin këtë vit e luajti me Arsenal. Ndeshja që paraprin sezonin e ri u fitua nga katalanasit me rezultatin 2 – 1. Në Camp Nou shënuan fillimisht miqtë me Aubameyang, ndërsa pas pushimit ishte radha e vendasve të festonin.

Autogoli i Maitland-Niles dhe goli i Suarez në çastet e fundit vendosi takimin.

Inter e mbylli me fitore turneun verot International Champions Cup. Zikaltërit ia dolën pas penalltive me Tottenham në Londër.

90 minutat përfunduan në barazim 1 – 1, ndërsa te 11-metrëshat lojtarët e Inter u treguan më të saktë.

Fitore në miqësore edhe për një tjetër skuadër italiane, Napoli. 1 – 0 u mbyll ndeshja e luajtur në fushën e Marseille që festonte 120 vjetorin e themelimit. Këtë ndeshje Elseid Hysaj e nisi si titullar.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT