Barcelona fitoi 4 – 2 me përmbysje takimin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në fushën e Sociedad.

Një triumf i arritur pas gati 11 vitesh në kampionat në stadiumin “Anoeta”. Skuadra vendase realizoi 2 gola përpara se katalanasit të reagonin.

Një meritë të veçantë për fitoren e Barcelonës e pati Luis Suarez. Sulmuesi shënoi dy gola për Barçën që qëndron në vendin e parë në klasifikimin e La Ligas, 9 pikë e shkëputur larg Atletico Madridit të vendit të dytë.

Në këtë përballje Lionel Messi shënoi golin e 366 në kampionatin spanjoll me fanellën e Barcelonës. Argjentinasi kaloi rekordin thuajse 40-vjeçar të Gerd Muller me Bayern Munchen për gola të realizuar me të njëjtin ekip. Barcelona vijon të ruajë pathyeshmërinë në La Liga pas 19 takimesh.

Tv Klan