Mund për herë të dytë Napolin në miqësore

Barcelona e mundi për të dytën herë Napolin brenda pak ditësh. Skuadra kalatanase fitoi me rezultatin 4 – 0 miqësoren e luajtur në Majemi. Një zotërim i Barçës që kësaj here nga formacioni kryesor i mungonte vetëm kapiteni Messi.

Rastet në pjesën e parë ishin të shumta për Barcelonën, por u desh fillimi i së dytës për të festuar golin. Suarez realizoi në të 48’. Goli i parë për Griezmann me ekipin e tij të ri. Sulmuesi francez shënoi në minutën e 58’. Pak çaste më vonë realizoi sërish Suarez, ndërsa fitoren e vulosi Dembele në të 63’.

Në fushë për Napoli për më shumë se 1 orë ishte Elseid Hysaj që e pati të vështirë të ndalonte kundërshtarët.

Tv Klan