Barcelona vijon festën e titullit kampion, ndërsa Real Madrid pëson humbje. Këto ishin ndeshje të prapambetura të javës së 34 të La Liga. Barça mundi thellë 5 – 1  Villarreal të mërkurën në “Camp Nou”. Ernesto Valverde aktivizoi te skuadra katalanase disa lojtarë, të cilët kishin më pak minuta këtë sezon si Dembele shënues i 2 golave, Digne apo portieri Cillessen.

Villarreal pavarësisht humbjes qëndron në zonën Europiane. Real Madrid humbi me rezultatin përballjen në transfertë me Sevilla. Zinedine Zidane nuk kishte grupin më të mirë të mundshëm duke treguar se është me mendje në finalen e Champions me Liverpool.

Madrilenët pësuan 3 gola përpara se të reagonin në minutat e fundit, por ishte e pamjaftueshme për të shmangur humbjen. Kampionati spanjoll ka edhe 2 javë për tu zhvilluar.

 Tv Klan