Epoka e re e Barcelonës pa Lionel Messin pas 21-vitesh të paharrueshme filloi me një fitore të pastër 3-0 kundër Juventusit të Massimiliano Allegrit. Në sytë e 3 mijë tifozëve që kishin mbushur shkallët e stadiumit “Johan Cruyff”, katalanasit ishin një makineri e vërtetë fituese, ndaj një Juventusi që sulmin ia besoi Ronaldos dhe Moratës. Depaj kaloi shumë shpejt në avantazh Barcelonën falë një aksioni model. Juventus u përpoq të futej në lojë, por fati dhe koordinatat bënë që Morata të mos gjente rrjetën.

E nëse s’e bëjnë italianët, e bën Brathwaite. Danezi fitoi kohën e mbrojtjes mike dhe me kokë shndërroi në gol goditjen nga këndi, duke realizuar për 2-0. Pak minuta më pas, në të 78-ën, Brathwaite i lë vendin në fushë, Rej Manaj, me lushnjarin që nuk arriti të lërë gjurmë. Kur po përgatitej edhe fundi i sfidës, Puig, talenti i së ardhmes te Barcelona “kopjoi” ish-shokun e tij tashmë, Lionel Messin për të kompletuar fitoren e skuadrës së tij. Përfundimisht 3-0 dhe trofeu Gamper, themelues dhe ish-President i Klubit katalanas është në duart e Barcelonës.

Ndërkaq në barazim pa gola u mbyll miqësorja tjetër e luksit, Real Madrid-Milan, me portierin Maignan që ishte hero në momentin e një penalltie të pritur ndaj Gareth Bale.

Klan News