Juventus' Patrice Evra, left, and Barcelona's Ivan Rakitic challenge for the ball during the Champions League final soccer match between Juventus Turin and FC Barcelona at the Olympic stadium in Berlin Saturday, June 6, 2015. (AP Photo/Michael Probst)

Barcelona është shpallur për herë të pestë kampione e Europës. Skuadra katalanase ka mundur Juventus me rezultatin 3 – 1 në finalen e zhvilluar në Berlin.

Barcelona në këtë mënyrë ka arritur të marrë 3 trofe brenda të njëjtit sezon ashtu si në vitin 2009. Ivan Rakitic ka shënuar pas 4 minutash lojë falë pasimit të Andres Iniesta që luajti finalen e katërt të tij në Champions. Ky ështe edhe goli i katërt më i shpejtë në finalen e Champions League.

Giggi Buffon ka qenë në disa raste shpëtimtar duke mos lejuar të tjerë gola. Lojtarët e ekipit italian janë përpjekur, por pa rrezikuar seriozisht portën e Ter Stegen. Reagimi i Juventus ka qenë në minutën e 55’. Alvaro Morata ka mundur mbrojtjen e Barcelona duke barazuar rezultatin. Goli ka zgjuar lojtërt e Juventus që kanë rrezikuar përsëri portën katalanase. Por ka qenë Barcelona që ka shënuar në miutën e 68’ me Luis Suarez që ka përmbyllur një kundërsulm.

Pak minuta më vonë Neymar ka shënuar, por duke prekur topin me dorë, një gol i anuluar nga arbitri Çakir. Në këtë takim ka patur dhe disa minuta për Xavi Hernandez që ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Barcelona dhe të 151 në Champions League.

Në çastet e fundit Ter Stegen ka shpëtuar portën katalanase nga goli i barazimit, por Nyemar ka troditur Juventus duke realizuar golin e tretë. Finalen e këtij aktiviteti emocionues e keni ndjekur direkt në Klan dhe Klan HD.

Tv Klan