Kjo e hënë do të jetë e ngjeshur te Barcelona. Wojciech Szczesny gjendet tashmë në Katalonjë për t’iu nënshtruar më pas testeve mjekësore dhe firmosur kontratën me klubin e La Ligës spanjolle. Polaku do qëndrojë me Blaugranët të paktën deri më 30 qershor 2025, teksa është identifikuar edhe si zëvendësues i Marc Andre Ter Stegen. Szczesny do shikojë nga afër takimin e mesjavës kundër Young Boys për t’u njohur me grupin dhe më pas, për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick.

Barcelona ka kërkuar nga La Liga për të liruar nga lista e klubit të këtij sezoni portierin gjerman, i cili gjatë kësaj periudhe do të përfitojë vetëm 80% të pagës. Kërkesa e tyre është pranuar dhe La Liga ka marrë të gjitha dokumentet në lidhje me dëmtimin e Ter Stegenit. Dëmtimi i tij plotëson mungesën prej katër ose më shumë muajsh, për të lejuar kështu zëvendësimin e tij në listën e të federuarve. Debutimi pritet të mbërrijë fundjavën e ardhshme në sfidën e kampionatit kundër Alaves, teksa një shifër prej 2 milionë eurosh do të depozitohet në arkat e Juventusit.

Klan News