Marrëveshje me “Spotify” për 70 milionë Euro në vit

Gjiganti i transmetimit të muzikës “Spotify” pritet të bëhet sponsor kryesor i Barcelonës. Jo vetëm sponsor i fanelës por si pjesë e marrëveshjes që do të lidhë dy kompanitë, Barça do të transferojë edhe të drejtat e emrit të stadiumit ‘Camp Nou’ tek Spotify.

Në këtë mënyrë stadiumi do të quhet “Camp Nou Spotify”. Detajet për kohëzgjatjen e marrëveshjes ende nuk dihen. Për sponsorizimin e uniformës së lojës u fol për pesë sezone, ndërsa sa i përket shifrave, Barcelona duhet të fitojë nga 65 deri në 70 milionë Euro në vit.

Negociatat mes Barcelonës dhe Spotify filluan Ttetorin e kaluar pasi gjiganti suedez nuk arriti një marrëveshje me Arsenalin, duke qënë se themeluesi dhe pronari i Spotify, është një tifoz i hapur i “topçinjve” të Londrës.

Barcelona, duke parë mundësinë e një marrëveshjeje, vlerësoi faktin se Spotify është një markë e njohur globalisht me një nivel të caktuar prestigji.

Tv Klan