Barcelona gjobitet me 300 euro

Barcelona gjobitet me 300 euro

10:25 27/09/2019

Shkak bëhen bisedimet me Griezmann

Debati për transferimin e Antoine Griezmann te Barcelona përfundoi me një gjobë simbolike në dëm të katalanasve.

Barça duhet të paguajë vetëm 300 euro, pasi nisi bisedimet me sulmuesin kur ishte ende nën kontratë me Atletiko Madridin.

Një tjetër ndëshkim ishte mbyllja e stadiumit për një ndeshje, por kjo u hodh poshtë, duke marrë këtë masë minimale. Antoine Griezmann kaloi te Barcelona këtë verë për 120 milionë euro, duke firmosur për 5 vjet.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi