Koeman zhgënjehet nga VAR, Zidane krenar për ekipin e tij

Barcelona e humbi El Clasico-n e parë të sezonit me Real Madrid 3-1. Goli i vetëm për katalanasit ishte i Ansu Fati. Futbollisti u regjistroi disa rekorde në këtë takim. Në minutën e 8 ai barazoi rezultatin e ndeshjes dhe kështu u bë shënuesi i dytë më i ri në historinë e El Clasico.

Emrin e tij e vendosi në librin e historisë së Barcelonës duke realizuar golin e 400 blaugrana ndaj real Madrid. Fati mban rekordin e golashënuesit më të ri në Champions League dhe atë të më të riut në historinë e këtij klubi që ka shënuar në La Liga.

Por Barça humbi dhe kthesa konsiderohet penalltia e kthyer në gol nga Sergio Ramos. 11-metërshi i vendos nga VAR. Kjo e ka lënë të zhgënjyer trajnerin Koeman.

“Disa vendime të gjyqtarit nuk janë korrekte. E kuptova. Vendimi kishte të bënte shumë me rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Edhe penalltia po ashtu, ne ishim shumë mirë deri në atë moment. Mendoj se VAR është kundër Barcelonës. Ne kemi luajtur pesë ndeshje dhe asnjëherë nuk kemi përfituar nga ky sistem”, tha ai.

Nga ana tjetër Zinedine Zidanë ka dashur të shuajë kritikat ndaj skuadrës së tij.

“Nuk jemi këtu për të ndalur kritikat e të tjerëve, por për të bërë punën tonë. Jam krenar për ekipin tim. Barcelona të bën presion por në krijuam shumë raste dhe mund të kishim realizuar 4 ose 5 gola. Sa për penalltinë, s’ka dyshime, ajo ishte e qartë”, tha ai.

Me këtë fitore, pritet që tek real të jetë kaluar momenti i vështirë, por ndryshe ndodh në kampion e Barcelonës. Problemet duket se kanë nisur seriozisht.

Tv Klan