Barcelona ka hedhur një hap fals në rrugën drejt titullit kampion në La Liga, duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertën e Celta Vigo.

Edhe pse e panë vetën dy herë në avantazh, të besuarit e Quique Setien nuk menaxhuan siç duhet rezultatin, duke u kënaqur me një pikë.

Luis Suarez ishte autor i të dy golave të Barcelonës, dopietë që e ngjit në kuotën e 13 golave në këtë sezon në kampionat.

Ndërkohë nga ana tjetër Lionel Messi shpërdoroi një tjetër mundësi për golin e 700 në karrierë. Për Celta shënuan Smolov dhe Aspas.

Nga ky barazim përfiton Real Madrid, me mbretërorët që mbrëmjen e sotme mund të shkëputën në +2 me katalanasit, nëse marrin maksimumin në transfertën e Espanjol. Në takimet e tjera, Bilbao mori pikë të plota ndaj Majorkës, ndërkaq, Atletico Madrid konfirmohet forcë e tretë, pas fitores 2-1 përballë Alaves.

Klan Plus