Barcelona humb në Granada

Barcelona humb në Granada

14:29 22/09/2019

Në fushë Messi dhe Ansu Fati

Granada në fushën e saj, surprizoi Barcelonën në ndeshjen e La Liga duke e mposhtur 2-0. Andaluzianët zhvilluan një 90 minutësh thuajse perfekt duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.

Në të parën, rrugën e rrjetës e gjeti Azeez, ndërsa në të dytën Vadillo me penallti. Një 3-pikësh me shumë vlerë ky për të zotët e shtëpisë.

Trajneri Valverde kishte thuajse të gjithë formacionin në dispozicion, ndërsa në pjesën e dytë hodhi në fushë edhe yllin e skuadrës Lionel Messi, talentin Ansu Fati dhe kilienin Arturo Vidal, por nuk ia doli të shmangë humbjen.

Ndeshjet në transfertë janë shndërruar në tmerr për Barcelonën. Që prej nisjes së këtij kampionati, në katër ndeshje që ka luajtur jashtë shtëpisë, nuk ka arritur që të fitojë ende, duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje.

Pas 5 javësh Barcelona ka arritur të marrë vetëm 7 pikë, ndërsa Granada është ngjitur përkohësisht në krye me 10 pikë, po aq sa kanë edhe Sevilla e Atletico Madrid.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT