Antonie Griezmann debuton me katalanasit

Barcelona pa Lionel Messi, por me Antonie Griezmann për 45 minuta në fushë u mund nga Chelsea me rezultatin 2 – 1 në një miqësore të luajtur në Japoni.

Testi i parë sezonal për Barçën nuk shkoi mirë, ndërsa skuadra e Frank Lampard tregoi cilësitë në prag të nisjes së Premier League.

Tammy Abraham shënoi për Chelsea në minutën e 34’. Me fillimin e pjesës së dytë katalanasit ndryshuan të 11 lojtarët në fushë, ndërsa londinezët lanë për të gjithë takimin vetëm portierin Kepa. Ross Barkley realizoi sërish për Chelsea para se Ivan Rakitiç të shënonte të vetmin gol për Barcelona në minutat shtesë. Të dy ekipet kanë parashikuar edhe miqësore të tjera në prag të sezonit të ri.

Tv Klan