Katalanasit largohen akoma më shumë nga kreu

Cadiz pasi mundi në kampionat Real Madridin, e arriti suksesin edhe me Barcelonën.

Katalanasit edhe pse patën më shumë raste dhe zotëruan më shumë topin, nuk e bënë të njëjtën gjë në rezultat, duke u larguar me humbje 2 – 1.

Barcelona u penalizua edhe nga një gabim i portierit Ter Shtege, i cili nuk po tregon siguri kohët e fundit.

Kjo humbje e largon Barcelonën akoma më shumë nga kreu, pasi në 10 ndeshje në kampionat ka grumbulluar vetëm 14 pikë.

Tv Klan