Titulli i 28-të kampion i La Ligës po festohet akoma dhe më shumë nga Hansi Flick.
Tekniku gjerman ka rinovuar automatikisht kontratën edhe për një sezon, me Flick që përmbush në këtë mënyrë të gjithë besimin e presidencës katalanase.
Numri 1 i klubit të Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se është impresionuar nga kthesa që Flick ka arritur në një kohë kaq të shkurtër, dhe si e tillë, ata duan t’ia zgjasin kontratën, e cila skadon në verën e vitit 2026. Barcelona tashmë ka marrë një shtysë të madhe pasi Flick ka rënë dakord të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2027, marrëveshje afatshkurtër, por që përmbush pritshmëritë e gjermanit.
Hansi Flick nuk është i impresionuar nga dëshira për të drejtuar gjatë një klub futbolli, pasi në karrierën e tij firmos marrëveshje me kohëzgjatje të shkurtër.
Laporta foli me superlativa, me teknikun që brenda një sezoni e ka shndërruar një ekip në tranzicion në kampion dhe ka hedhur themelet për diçka potencialisht edhe më të madhe.
Me një rinovim kontrate në horizont dhe skuadrën plot me të rinj dhe besim, tifozët e Barcelonës do të shpresojnë se ky është vetëm fillimi i një epoke të veçantë, epoka e Hansi Flick.
Klan News