Barcelona i trembet një eksodi të mundshëm në verë, pasi 10 talentëve të akademisë u përfundojnë kontratat.
Ecuria e blaugranave ka qenë mjaft e mirë për ekipin e drejtuar nga Hansi Flik, që aktualisht është në krye të La Liga-s dhe ka arritur në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
E ndërsa katalanasit po interesohen për yllin e Newcastle Aleksandër Isak, gjigantët spanjollë po përgatiten për largime masive për shkak të problemeve në akademi.
Spanjollja “SPORT”, raporton se interes ka për 10 futbollistë të U-19 dhe drejtuesit e Barcelonës ende nuk i kanë ofruar shumicës së tyre kontrata të reja.
Klubet anembanë Evropës sigurisht që do të interesohen për numrin e lartë të yjeve që mund të largohen nga La Masia, me lojtarë si Mark Guiu i Chelsea, që është një shembull perfekt i një lojtari që u largua nga Barcelona për të treguar talentin e tij në një tjetër ekip.
E njëjta media pretendon se emra si Arnau Pradas, Hugo Alba dhe Jan Virgili janë talente të spikatur për t’u ndjekur me vëmendje, nëse largohen nga klubi.
Por të tre ata janë pjesë e planeve afatgjata të trajnerit Hansi Flick për t’u integruar në skuadrën e parë të Barcelonës në të ardhmen.
Dhe te Barcelona kanë traditë për të integruar më së miri talenet e futbollit.
Siç është rasti i Lamine Yamal, i cili e tronditit botën e futbollit me talentin e tij në moshë 16-vjeçare.
Klan News