Barcelona po investon për sezonin e ardhshëm duke paguar shuma marramendëse për lojtarë. Vetëm pak orë më parë klubi katalan njoftoi blerjen e futbollistit Arthur Henrique Ramos de Oliveira Melo, nga klubi brazilian Gremio. 30 milionë euro fikse paguan Barcelona të cilat mund të arrijnë deri në 39 me bonuset.

Barcelona dhe Gremio kanë firmosur një akord mbi transferimin e mundshëm të lojtarit. Bercelona gjithsesi ka kohë deri në 30 Qershor të këtij viti për të bërë pagesën, ndërsa vetë futbollisti do të mund ti bashkohet ekipit në merkaton e Janarit të ardhshëm.

Arthur e filloi karrierën e tij në vitin 2008 në ekipet e të rinjve në Goias përpara se të transferohet te Gremio. Ai ka luajtur edhe në kombëtaret braziliane të U17 dhe U20 dhe pritet ti bashkohet dy patriotëve të tjerë Kutinjo dhe Paulinjo.

 Tv Klan