barcelonaBarcelona nuk do të transferojë lojtarë deri në vitin 2016.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka lënë në fuqi vendimin që e ndalon ekipin spanjoll të blejë ose të shesë futbollistë.

Ky ishte një konfrimim i vendimit të FIFA i marrë në 19 gusht. Ndëshkimi u dha për shkak të problemeve në dokumentacionin e disa futbollistëve minorenë në vitet e kaluar.

Pezullimi i këtij vendimi gjatë verës i dha mundësinë katalanasve të afrojnë disa futbollistë.

Megjithatë Barcelona mund të zgjasë kontratat e lojtarëve, të cilët janë pjesë e ekipit.

Tv Klan