Vetëm 7 gola në 21 javë, si deportivo e 30 viteve më parë

Barcelona është në krye të renditjes në La Liga. Ecuria e mirë në këtë sezon varet edhe nga mbrojtja e skuadrës katalanase që në 21 javë ka pësuar vetëm 7 gola, me një mesatare 0.33 për ndeshje.

Një paraqitje të tillë e ka patur vetëm Deportivo La Coruna në sezonin 1993-1994. Për më tepër Marc-Andre Ter Stegen nuk ka pësuar në 16 ndeshje.

Nëse Barcelona nuk do të lejojë gol në takimin e fundjavës së ardhshme me Cadiz në “Camp Nou” atëherë do të jetë një rekord në La Liga.

Në shtëpi skuadra e Xavi në këtë sezon ka pësuar gol vetëm në derbin me Espanyol. Barcelona ka 11 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë, që duhet të zhvillojë një ndeshje të prapambetur.

Tv Klan