Katalanasit duan ta largojnë: Kontrata e parregullt

Barcelona po kërcënon Frenkie De Jong nëse nuk do të anulohet kontrata e tanishme mes palëve. Sipas mediave klubi katalanas pretendon se marrëveshja e nënshkruar 2 vite më parë me drejtuesit e atëhershëm ka parregullsi dhe mund ta çojnë deri në gjyq për këtë.

Te Barcelona po përpiqen të lehtësojnë buxhetin e pagave që të respektojnë rregullat e La Liga që më pas të regjistrojnë futbollistët e afruar së fundi. Mes lojtarëve që janë parashikuar të largohen është edhe De Jong, i cili kërkon çdo qindarkë duke e kthyer në një betejë.

Marrëveshja aktuale vlen deri në 30 qershor të 2026 dhe deri më tani mesfushori holandez po refuzon çdo ofertë nga ekipe të tjerë. Shuma që kërkon Frenkie De Jong është 18 milionë euro, por klubi synon ta ulë. Kjo situatë po ndiqet me vëmendje nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

Tv Klan