Laporta: I kemi bërë propozimin tonë, kërkon të bëjë të madh ekipin

Projekti për Barcelonën e sezonit të ardhshëm mendohet sërish me Lionel Messi. Presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta tregoi se po punohet në këtë drejtim dhe kapitenit i është bërë një ofertë.

“Leos i kemi bërë propozimin tonë për rinovimin me mundësitë që kemi. Ai meriton më shumë dhe mund të marrë më shumë, por dëshira e tij për të bërë të madhe Barçën do të thotë se e vlerëson sforcon që ne po bëjmë dhe mendoj se është entuziast për projektin”.

Laporta tha se nuk është një çështje parash, por për të ngritur një ekip të madh që të fitojë gjithçka.

Në media u përfol për një marrëveshje të re 10-vjeçare që fillon si lojtar, pastaj ambasador i klubit dhe më pas zyrtar.

Presidenti i Barcelona i la derën hapur bashkëpunimit me trajnerin Ronald Koeman që sipas mediave nuk do të vijonte më punën, pasi sezoni i fundit u cilësua i pasuksesshëm.

Pritet që javën e ardhshme të ketë lëvizje për afrimin e lojtarëve të parë. Aguero, Wijnaldum apo Depay janë emrat që përmenden në media.

Tv Klan