Barcelona ka marrë një lajm të keq në një moment vendimtar të sezonit. Katalanasit kanë humbur sulmuesin Robert Lewandowski për tre javët e ardhshme.
Polaku u dëmtua në ndeshjen ndaj Celta Vigos, ndërsa pas testeve mjekësore, klubi i Barcelonës konfirmoi dëmtimin muskulor në kofshën e majtë.
Katalanasit nuk kanë zbuluar periudhën e rikuperimit, por nga Spanja thuhet se ai do të jetë jashtë për të paktën tre javë.
Lewandowski humb ndeshjen me Mallorcan në kampionat, por edhe finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madrid. Gjithashtu ai do të jetë jashtë edhe për takimin e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve ndaj Interit.
/tvklan.al