Barcelona ka shkatërruar gjysmën e mbrojtjeve të Europës këtë sezon. Sulmi i përbërë nga kampioni i Europës, Lamine Yamal, bomber, Robert Lewandowski dhe Raphinha në garë për Topin e Artë kanë qënë kërcënimi konkret.
Barcelona është skuadra që shënon më shumë gola në këtë Champions League, 37 në 12 ndeshje, duke vulosur një mesatare prej më shumë se 3 gola çdo ndeshje. Një ritëm mbresëlënës që skuadra e Flick e ka mbajtur edhe në La Liga, me 81 gola në 31 ndeshje, rezultati më i mirë në pesë ligat evropiane.
Përveç numrit të golave të shënuar bie në sy një statistikë tjetër interesante, golat e pësuar në transfertë. Vetëm në një rast, në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-të kundër Benfica-s, Blaugranët ruajtën portën e paprekur.
Në rastet e tjera ata pësuan të paktën 2 gola. Totali i golave të pësuar nga spanjollët në 6 ndeshje evropiane jashtë fushe është 13, mesatarisht më shumë se 2 për ndeshje.
Statistika të frikshme, por që gjithsesi i japin motivim Interit, kundërshtari i radhës në Champions League për skuadrën spanjolle.
Klan News