Laporta takim me lojtarët, kërkon për herë të dytë ulje të pagave

Barcelona vijon me kërkesat e saj ndaj futbollistëve aktualë për të sakrifikuar nga paga e tyre në prag të sezonit futbollistik në Spanjë. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit e lartë të katalanasve kërkojnë të ulin faturën e pagave, pasi pagat aktuale e bëjnë të pamundur respektin e “fair-play” financiar që kërkon La Liga.

Prandaj, nëse ata nuk dëshirojnë të transferohet në një ekip tjetër, të gjithë lojtarët që mbeten në “Camp Nou” duhet të shkurtojnë pagën e tyre aktuale. Një gjë të tillë pritet të bëjë edhe Lionel Messi, pavarësisht se argjentinasi deri më tani është pa skuadër.

Por në marrëveshjen e re me Barcelonën, 34-vjeçarit i duhet të ulë pretendimet. Laporta kërkon që të përfitojë nga kjo situatë shifra të majme financiare, ku deri më tani ka kursyer rreth 172 milionë euro nga pagat e futbollistëve.

Klan News