Barcelona fitoi titullin kampion në Spanjë, ashtu si edhe sezonin e kaluar. Skuadra katalanase fitoi me rezultatin 3 – 0 me Granada duke e mbyllur në krye të klasifikimit me trofeun e 24 kampion të Spanjës.

Suksesi 2 – 0 Real Madrid me Deportivo nuk ndryshoi dhe La Liga mbeti e Barcelonës.

Festa ishte dyfishtë për katalanasit, pasi Luis Suarez me 3 golat e realizuar mori “Këpucën e Artë” si shënuesi më i mirë i kampionatit. Në 35 ndeshje të luajtura sulmuesi ka shënuar 40 gola.

Tv Klan