La Liga ka një kryesues të ri. Barcelona ka marrë vendin e parë në renditje, pas fitores minimale ndaj Rayo Vallecano.
Katalanasit ndodhen në kuotën e 51 pikëve, po aq sa Real Madrid, por mbajnë kryesimin për shkak të golavarazhit më të mirë.
Megjithatë është ndaj Rayo Vallecano-s, nuk munguan polemikat për arbitrimin. Ndeshjen e vendosi një penallti e kthyer në gol nga Robert Lewandowski.
11-metërshi u akordua për mbajtje në zonë në minutën e 28-të, ndërsa miqtë kishin pretendime për një tjetër rast të ngjashëm të ndodhur më herët.
Polemikat ishin më të mëdha për golin e anuluar të Rayo Vallecano në minutën e 43-të. Arbitri e anuloi golin për pozicion jashtë loje, duke shtangur miqtë.
Dy ditë më parë pretendime për arbitrimin kishte edhe Real Madrid, për vendimet e dyshimta në ndeshjen ndaj Osasunës. /tvklan.al