Katalanasit mposhtin Valladolid, ‘El Clasico’ vendimtare për sezonin

Barcelona vuan por në fund arrin të marrë 3 pikët dhe të jetë totalisht në garë për titull në La Ligën spanjolle.

Katalanasit luajtën një sfidë perfekte në “Camp Nou” përballë Real Valladolid, por diferencën e bëri vetëm një gol, me Barcelonën që triumfoi minimalisht 1-0.

Vendasit iu afruan 2 herë golit me Grizman e Messi, me topin që kaloi shumë pranë shtyllës. Dalja me karton të kuq e Plano krijoi më shumë liri për Barcelonën, që u hodh totalisht në sulm. Kur u duk se gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Dembele çliroi të majtën për të tundur rrjetën.

“Jemi të aftë të fitojmë ndeshjet e mbetura. Skuadra duhet të jetë në nivel të mirë dhe cinike para porte. Gara për titull do jetë emocionuese”, u shpreh tekniku Koeman.

Barcelona gjendet në vendin e dytë me 65 pikë, 1 më pak se Atletico Madrid kryesues dhe +2 pikë nga Real Madrid, kundërshtari i tyre i radhës në kampionat që mund të vendosë shumë për fatet e sezonit.

Klan News