Katalanasit magjik, përmbysën Sevijan në Camp Nou

E magjishme, e mrekullueshem dhe e paharrueshme. Barcelona e Ronald Koeman arriti të bëj atë që pak kush e kishte imagjinuar, madje as në kampin katalanas.

Të frymëzuar nga një Lionel Messi magjik, Barcelona përmbysi humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Sevijas, për të kaluar në finalen e Kupës së Mbretit për herë të 42 në historinë e saj.

Barcelona fitoi 3-0 pas kohës shtesë. Festën e nisi Ousmane Dembele në minutën e 12-të.

Në pjesën e dytë, Ocampus fitoi një penallti, por Ter Shtegen u tregua hero, duke ndalur tentativën e argjentinasit. Kur u duk se gjithçka do të shkonte në favor të andaluzianëve, Pike devijoi me kokë një krosim nga e majta për të shënuar për 2-0 dhe për ta dërguar në shtesë sfidën.

Aty, Barcelona ishte më kërkuese dhe tentativat u konkretizuan me golin e Brathuej. Në fund, festa është për Barcelonën që do tentojë ta fitojë trofeun për herë të 31-të. 

“Kemi luftuar deri në lodhje, është e pabesueshme. Unë jam shumë i kënaqur me punën e ekipit. E merituam fitoren. Gjithmonë kemi besuar dhe kurrë nuk u dorëzuam”, tha trajneri.

Finalja e Kupës së Mbretit do luhet më 17 prill.

Klan News