Barcelona ka shpërdoruar një mundësi të artë për të marrë kreun e La Ligës spanjolle. Katalanasit barazuan 3-3 një sfidë që po e fitonin deri në minutat e fundit përballë Levante, duke mbetur sërish pas krahëve të Atletico Madrid. Barcelona dominoi totalisht kundërshtarin, për të kaluar në avantazh me Messi e Pedri brenda pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të sfidës, Levante u kthye në lojë, duke shënuar me Melero e më pas me Morajes për barazimin momental 2-2.

Megjithatë, Dembele kaloi në avantazh Barcelonën pas një asisti perfekt nga Messi. Kur u duk se gjithçka po shkonte në favor të Barcelonës, Levante befasoi sërish, me Leon që mposhti përsëri Ter Shtegen. Dy javë nga fundi, Barcelona numëron 76 pikë, -1 nga Atletico Madrid kryesues. Ndërkaq, Levante konfirmohet në mesin e skuadrave më të mira të La Liga dhe për sezonin e ardhshëm.

Klan News