Barcelona nuk bën dot pa Messin

Barcelona nuk bën dot pa Messin

19:55 14/09/2019

Katalanasit, 1 fitore në 7 ndeshje pa argjentinasin

Është Messi që nuk bën dot pa Barcelonën, apo Bracelona nuk bën dot pa Messin? Duket se klubi nuk bën dot pa argjentinasin. Katalanasve nuk po u ecën aspak mirë pa argjentinasin në skuadër këtë fillim sezonin.  

Në 7 ndeshjet e fundit që skuadra ka luajtur pa Messin ka marre vetëm 1 fitore, atë përballë Real Bettis në javën e dytë të La Ligas. Në dy ndeshjet e tjera të besuarit e Valverdes Barazuan 2-2 me Osasuanan dhe u mposhtën minimalisht 1-0 në transfertën e Atletic Bilbaos. Ndërkohë që në katër takimet e sezonit të shkuar që Barcelona luajti pa numrin 10 në formacion pësoi 3 humbje. Përballë Celta Vigos, Sevillas dhe Levantes ndërkohë që barazoi pa gola përballë Hescuas. Me sa duket Messi është shumë i rëndësishëm për Barcelonën.

Në gjithë karrierën e tij tek katalanasit ai nuk është aktivizuar në 194 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet. Në 69 prej tyre ka qenë i dëmtuar ndërsa në të tjerat nuk e ka startuar si titullar sepse ka patur nevojë për pak pushim. Tashmë argjentinasi po riaftësohet nga dëmtimi dhe së shpejti pritet të bashkohet me skuadrën.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi