Thomas VermaelenNjë tjetër blerje e rëndësishme duket e përfunduar.Barcelona është pranë marrjes së mbrojtësit Tomas Vermelen. Kapiteni i Arsenalit pritet të kalojë në “Kamp Nou” për 19 milionë euro. Trajneri i londinezëve, Arsen Venger, është dakord.

Barça e quante blerjen e një mbrojtësi qendre si prioritet absolut. Veçse, francezi duket se ka hequr dorë nga Sami Kedira.

Venger deklaroi se ka shumë mesfushorë të ngjashëm me kampionin e botës, por në të vërtetë duket se vetë Kedira nuk ka pasur interes.

Ai ka refuzuar të rinovojë kontratën me Realin, që përfundon vitin e ardhshëm, dhe mund të largohet për 20 milionë euro. Një tjetër klub anglez duket se kërkon një blerje të madhe.

Liverpuli është i interesuar për Edinson Kavanin. Largimi i Suarezit bën që trajneri Roxhers të mendojë për një sulmues të vërtetë.

Do të duhen mbi 60 milionë euro për të marrë Kavanin, por Liverpuli nuk tërhiqet, ndërsa ka edhe konkurrencën e Arsenalit. Së fundi, Hoze Mourinjo interesohet për mbrojtësin e Realit, Rafael Varan.

Francezi 21-vjeçar pëlqehet shumë nga trajneri i Çelsit, që është gati të paguajë shumë milionë dhe t’i japë Karlo Ançelotit portierin Petr Çeh.

 

TV KLAN