Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu, e pranoi hapur se klubi i tij ka shfaqur një interes të fortë mbi rikthimin e Neymar në Cataluna. Në një konferencë të gjatë për shtyp, i pyetur nga gazetarët nëse mes Barcelonës dhe PSG ka një çështje Neymar, Bartomeu nuk e fshehu interesimin por pa dhënë detaje.

 “Dimë që Neymar dëshiron të largohet nga PSG. Dimë që edhe PSG nuk dëshiron që ai të ikë. Kështu që nuk ka një çështje Neymar.”

Por në futboll çdo gjë ka një çmim, aq më tepër kur diskutohet për kalimin e një lojtari nga një klub tek tjetri, e vetmja gjë që të jep suksesin është mënyra me të cilën bën tratativat.

Nga mediat franceze mësohet se PSG kërkon shumë. Parizienët duan Coutinho, Dembele dhe 150 milionë euro për Neymar.

Tv Klan