Barcelona ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt fitimit të titullit kampion. Katalanasit triumfuan 4-3 ndaj Real Madrid, në “El Clasico”-n e fundit për këtë sezon.

Dilemat për titullin thuajse janë shuar, pasi diferenca mes Barcelonës kryesuese dhe Realit të vendit të dytë, është 7 pikë, kur kanë mbetur edhe tre javë për t’u luajtur.

Madrilenët e nisën “zjarr” sfidën, duke kaluar në avantazh të dy golave, pas realizimeve të Mbappe. Megjithatë, vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin në 4-2 brenda pjesës së parë.

Skuadra e Flick iu fal golave të Garcia e Yamal, si dhe dopietës së Raphinha. Në fraksionin e dytë, Mbappe realizoi të tretin personal, por nuk mjaftoi për Realin.

/tvklan.al