Merkato është mbyllur, por te Barcelona po programojnë afrimet e radhës. Paul Pogba e Adrien Rabiot janë lojtarët që synohen nga katalanasit sipas mediave në Angli dhe Spanjë. Pogba është vëzhguar në takimin e fundit të Champions ndaj Young Boys ku shënoi 2 gola. Flitet që për të mund të jetë një ofertë që në janar.

Drejtuesit e Barcelona janë gati të shpenzojnë 112 milionë euro për ta marrë nga Manchester United. Rabiot i përfundon kontrata me Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni.

Për ta bindur 23-vjeçarin janë gati ta paguajnë 10 milionë Euro në sezon. Paul Pogba e Adrien Rabiot do të përforconin mesfushën e Barcelona.

Tv Klan