Barcelona rikthehet me fitore tenistike



Barcelona rikthehet me fitore tenistike

09:59 22/03/2021

Dopietë nga Dest e Messi, Atletico Madrid në krye të La Liga

Eliminimi nga Liga e Kampionëve është harruar shpejt në shtëpinë e Barcelonës. Kampionët e Spanjës mposhtën 6-1 Real Sociedad për të mbajtur gjallë shpresat për titull në La Liga.

Griezmann hapi serinë e golave. Pak minuta më vonë, Dest dyfishoi dhe e dërgon Barcelonën në dhomat e zhveshjeve me avantazhin 2-0. Me rikthimin në fushë, mbrojtësi shënon sërish për të plotësuar dopietën në këtë takim.

Messi shënoi për 4-0, përpara se Dembele të realizonte golin e 5-të për Barcelonën. Goli spektakolar i Barrin teksa zgjoi Sociedad, por vetëm kaq, pasi Messi shënoi sërish, për rezultatin tenistik 6-1.

Kjo fitore e ngjit Barcelonën në vendin e dytë me 62 pikë, 4 më pak se Atletico Madrid. Kryeqytetasit fituan 1-0 përballë Alavesh, me një gol të Luis Suarez.

Klan News







Të ngjashme