Katalanasit qarkulluan topin në 82.6% të kohës

Quique Setien duket se ka sjellë qetësinë te Barcelona. Skuadra ka gjetur fitoren dhe mënyrën e saj të zakonshme të lojës.

Suksesi 1 – 0 ndaj Granada me golin e Messi erdhi me një paraqitje tepër të mirë të kalatanasve që qarkulluan topin në 82.6% të kohës.

Kjo statistikë është e treta më në La Liga. Më mirë ka bërë Pep Guardiola. Nën drejtimin e tij Barcelona zotëroi topin në 84% të kohës ndaj Racing Santander dhe në 83.9% ndaj Levante në vitin 2011.

Duket se Quique Setien e ka studiuar Barcelona më së miri, pasi në 1005 pasime të kryera në këtë sfidë, 921 ishin të sakta.

Skuadra katalanase mban kështu kryesimin e renditjes me pikë të barabarta me Real, 43, por me ekipin madrilen që është i dyti për arsye golavarazhi.

Tv Klan