barcelona

Barcelona është shpallur kampione e Spanjës për herë të 23. Katalnasit e kanë siguruar matematikisht titullin 1 javë para fundit falë fitores 1 – 0 në fushën e Atletico Madrid.

Goli i Lione Messi në minutën e 37’ ka vendosur përfundimin e kampionatit dhe Barcelona ia ka marrë pikërisht Atletico trofeun. Asgjë nuk mund të bëjë Real Madrid edhe pse ka mundur 4 – 1 Espanyol ku Cristiano Ronaldo ka shënuar 3 gola.

Një kampionat i fortë ku ekipet kanë zëvendësuar njëri – tjterin në krye të renditjes dhe që u vendos nga takimet direkte mes pretendentëve. Barcelona tani duhet të mendojë për finalen e Kupës së Mbretit dhe natyrisht atë të Champions League, ndërsa për Real Madrid mund të quhet një sezon i dështuar.

Tv Klan