Rikthim sensacional i Barcelonës që falë një super-Lionel Messi mposhti me “poker” golash 4-0 Majorkën dhe afrohet akoma dhe më shumë me titullin e La Ligës.

Katalanasve ju mjaftuan vetëm dy minuta lojë për të zhbllokuar sfidën, teksa Arturo Vidal ktheu në gol një asist të Alba.

Rrjeta e kilianit i hapi udhë spektaklit të Lionel Messit, që asistoi dy herë, respektivisht për Braithwaite e Jordi Albën.

Llogaritë e takimit u mbyllën prej tij, ku këtë herë arriti të shënojë dhe të ngjitet në kuotën e 20 golave në kampionat.  Me këtë triumf Barcelona ngjitet në kuotën e 61 pikëve në krye të tabelës së renditjes, me 5 pikë më tepër se Real Madrid.

Klan Plus