Barcelona kaloi Real në fitoret në El Clasico pas suksesin 1 – 0 në kampionat të shtunën në Madrid. Katalanasit numërojnë 96 suksese, ndërsa madrilenët 95. Një arritje që e bën akoma më triumfuese Barcelona që tani është 12 pikë larg kundërshtarit të përhershëm, por trajneri Ernesto Valverde kërkon të shmangë euforinë.

Ernesto Valverde, trajner i Barcelona:

R

eal nuk është dorëzuar, mund të fitojë shumë ndeshje radhazi. Edhe Atletico është aty.

Nuk ka ndërmend të heqë dorë edhe trajneri i Real Madrid, Santiago Solari.

Santiago Solari , trajner i Real Madrid:

D

uhet të shikojmë ku mund të përmirësohemi, mund të japim ende në kampionat. Nuk dorëzohemi dhe do ta bëjmë sin ë la Liga dhe në Champions League.

Te gazetat katalanase e quajnë tanimë një shtëpi “Santiago Bernabeu” ku Barcelona fitoi takimin e dytë brenda pak ditësh pas tij në kupë, ndërsa tek ato madrilene shikohet dorëzimin e Real. Kjo humbje nervozoi disa disa tifozë të madrilenëve, të cilët i përcollën me fërshëllima dhe fyreje lojtarët.

Tv Klan